Ngjashmëria e dy binjakeve edhe në sukses
Binjaket identike, Mel dhe Hollie Walker, kanë arritur suksese të njëjta në fakultetin juridik.
22-vjeçaret nga Teesside kanë diplomuar në kohë të njëjtë në Universitetin Northumbria.
Dy motrat kanë arritur suksese të njëjta dhe tash do të fillojnë karrierën e tyre në të njëjtën kompani.
Ato, po ashtu, po festojnë çmimet për arritjen e notave më të larta në ligjin e punësimit, duke arritur rezultate identike përkundër se janë përgjigjur në pyetje të ndryshme.