Ngjarje e rëndë në Itali: Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu, identiteti i të cilit nuk është identifikuar teksa po kalonte shinat rreth orës 11:20 të ditës së sotme, është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero.

Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet.

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes. /oranews/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS