Eko Higjiena

Ngjarje e paimagjinueshme pritet të ndodhë pas 104 orësh !

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Sipas sizmologut të famshëm amerikan, Mitchell Coombes, një ngjarje e paimagjinueshme do të ndodhë, e cila do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë imazhin e kësaj bote!

Tërmeti i Sydney do të jetë 9,5 R, i Kalifornisë 9,6 R ndërsa do të pasojnë dy tërmete të tjerë me 9,4 ballë të shkallës Rihter.
Njëkohësisht do të krijohet dhe cunami.

Sizmologu Mitchell Coombes, më 6 mars të 2011-ës, parashikoi tërmetin shkatërrues të Japonisë dhe cunamin që pasoi, duke dhënë madje dhe paralajmërimin se pas 104 orëve do të ndodhë tërmeti shkatërrues.Tashmë, ai rigodet përsëri!

Por, le të shikojmë se çfarë ai kishte shkruar më 6 mars të vitit 2011: “March 6, 2011 at 9:39pm •
Ok everyone, you’ve been warned of what’s to come, we now have 104 hours to go! Hold on tight we are in for the shock of your lives!”
Shqip: “Atëherë, të gjithë jeni njoftuar se çfarë do të ndodhë. Kemi edhe 104 orë të tjera, ndaj mbahuni fort se ndodhemi para shokimit të jetës tuaj!”
Dhe siç e dini, parashikimet e tij dolën të vërteta 100%…

Por, më dt. 7 gusht 2012 Coombes, rigodet përsëri, duke shkruar në murin e tij në facebook, si vijon:
“Ok everyone, you’ve been warned of what’s to come, we are getting extremely close to the 104 hour tsunami warning. I strongly advise that if you live on the east coast of NSW and west coast of USA, have your evacuation gear ready to go as soon as possible. I said on March 11 that California would be next after Japan’s countdown… Sydney’s earthquake will be magnitude 9.5, California’s earthquake will be magnitude 9.6, followed by two 9.4′s, all of these tsunamis will be created in the same exact hour”.

Fundamenti

Shqip: “Ok, gjithkush është paralajmëruar për atë ç’ka do të ndodhi. Ndodhemi shumë pranë numërimit për së mbrapshti të 104 orëve për cunami. Këshilloj të gjithë ata të cilët jetojnë në bregdetin lindor të Uellsit dhe në bregdetin perëndimor të Amerikës, të përgatisin pajisjet e evakuimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Kisha paralajmëruar më 11 mars të 2011-ës, pas cunamit të Japonisë se radhën tjetër, tërmeti do të godasë Kaliforninë. Tërmeti i Sydney do të jetë 9,5 R, i Kalifornisë (,6 R, ndërsa do të pasojnë dy tërmete të tjerë të shkallës 9,4 ballë të shkallës Rihter. Njëkohësisht do të krijohet dhe cunami.”
I pyetur rreth cunamit, Coombes, pretendon se cunami do të hyjë më shumë se 70 milje në brendësi të bregdeteve që do të godasë. Madje Coombes beson se do të ndodhi një ngjarje aq e madhe, saqë do të ndryshojë i imazhi botës dhe mbarë globit njëherë e përgjithmonë.

Duke iu bashkangjitur pretendimeve të Coombes, tashmë më dt. 9/8 është shënuar një tërmet 4,5 ballë i shkallës Rihter në Orange County/Kaliforni, tërmet të cilin e pasoi dhe një shpërthim gazi natyror, i cili rezultoi si pasojë e një çarjeje të tokës nga tërmeti.

Gjithashtu, duhet shënuar se në rajonin e quajtur “Unaza e Zjarrit”, (kështu janë quajtur një sërë vullkanesh të cilët rrethojnë pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor dhe nuk janë shënuar shpërthimet më të shumta), aktualisht është shënuar një aktivitet i larët sizmik, ku dallojnë ato tërmete që ndodhin pranë bregut australian. Madje edhe bregu i Oqeanit Paqësor që kufizon me Alaskën, ka një aktivitet të lartë sizmik./Indeksonline/