FIDANISHTJA

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, bëhet pjesë e “Flakës së Janarit 2023”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimit Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2023”, ka flakëruar tutje edhe me aktivitete në fushën e enigmatikës.

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani ka organizuar këtë të shtune, Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen dhe në Përpilimin e Enigmave, ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës, nga Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Gjakova dhe nga Tetova, patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë.

Garuesit i kanë matur njohurit e tyre duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar në këto lloje të enigmave: fjalëkryq klasik, sudoku, rebus dhe angram, derisa në garën për përpilim ka qenë detyrë plotësimi i figurës enigmatike, anagrami dhe rebusi.

Shemsedin Kryeziu, kryetar i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, ka bërë me dije se ndihen të nderuar që në kuadër të një Manifestimi unik siç është “Flaka e Janarit”, identitet i Komunës së Gjilanit, tani kemi gara edhe në fushën e enigmatikës, ka falënderuar të gjithë të angazhuar në kuadër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, për kontributin e tyre në organizim të kësaj gare si dhe po ashtu falënderoi edhe të gjithë pjesëmarrësit garues, në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhjen edhe në përpilimin e enigmave, që me prezencën dhe garimin e tyre e kanë madhështua këtë ngjarje.

FIDANISHTJA

Organizatori i kësaj ngjarje kishte përcaktuar edhe juritë. Juria e Përpiluesve të gjëzave Enver Hajrullahu, Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti si dhe Juria e Zgjidhësve të gjëzave: Shemsedin Kryeziu, Ismet Shkodra dhe Nexhat Hajrullahu.

Tri vendet e para në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhje edhe në përpilim të enigmave do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit e vendeve të para edhe me kupa, por të cilët do të bëhen të ditur në natën e fundit të këtij Festivali ku edhe do të mbahet Gala Mbrëmja e cila e përmbyllë Festivalin e sivjetmë të “Flakës së Janarit”, pikërisht me nderimin e të gjithë atyre që nderohen me çmime për sukseset a arritura në shtyllat përkatëse të manifestimit.

Përndryshe, pas garave në këto disiplina, organizatori ka paraparë edhe një tryezë ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja si dhe promovimi i librit të ri ” RROKJESORË MAGJIKË 4X4″ me autor Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës.

“Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së gjashtë, e fundit për këtë edicion të “Talias…”, ku para artdashësve do të jepet shfaqja “Pak Pakt”, nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.