Ngjallet AAK-ja në Viti, kritikon qeverisjen e Sokol Halitit?!
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti paska premtuar se do ta qeverisë komunën e Vitisë me një qeveri brilante … Kërkoj që kryetari Sokol Haliti të ju shpjegojë qytetarëve të Vitisë se çfarë është duke ndodhur me keqmenaxhimin e parasë së taksapaguese ka thënë Bashkim Hasani anëtar i kryesisë së AAK-së dega në Viti.
Reagimi i Bashkim Hasanit
Po fillojmë me projektin e parë me emër dhe numër të prokurimit (vetëm mos u arsyeto që është projekt dyvjeçar), shënime te marra nga dosja e tenderit dhe faqja e KRPP-se(faqe zyrtare dhe publike).
1. Titulli i projektit :Rregullimi i hapësirave gjelbëruese-publike
2. Numri i prokurimit VI657 16 048 521
3. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 05 /09/2016
4. Vlera e përgjithshme e kontratës: 43,740.58 €
4. Plani dinamik sipas Seksioni II. FLETA E TË DHENAVE të Tenderit (FTD) 90 dite sipas pikës 5.2 NGA FILLIMI I PUNIMEVE( deri me tani kanë kaluar 240 ditë)
Pika 1,2,3,4 janë huazuar nga faqet publike te KRPP-së(Komisioni rregullativ i Prokurimit Publik)
Për mirëkuptim të qytetarit po fillojmë sipas shesheve dhe paramasës me tender
I. Sheshi -”KEREM LEWTON”
Pozicioni 3. Furnizimi dhe mbjellja e pemëve dekorative të tipit “Shemshira ” . Ku kanë humbur edhe 11 copë?
II. Shëtitorja në rrugën Viti-Binqë
Poz 1,2, dhe 3. Mos është pjesë e investimit qe ka dhuruar DEMOS?
III. Hapësira e gjelbëruar -RRETH LUMIT MORAVA NE VITI
Poz 4. Në këtë pozicion është dashur që rreth lumit Morava(fjala është ne mes dy urave), të ketë 400 korita (siç e keni quajtur këtë artikull në tender), të njëjtat të mbushura me dhe kualitativ dhe në secilën koritë të mbjellura nga 8 lule dekorative, mirëpo në vendngjarje nuk figuron as edhe një koritë e tillë, e që secili qytetar mund ta vërtetojë këtë shumë lehtë .
IV. Sheshi”NJAZI AZEMI” -Viti
Poz 2 . Nuk i ke montuar pllakat e keramikes, apo ndoshta janë avulluar
Poz 3. Nuk ke bërë mbushje me dhe humusor (ngase kjo pjesë është kryer me projektin e mëhershëm)
Poz 4. Nuk ke mbjell sipërfaqe me barë ( ngase s’ka vend ku ta mbjellësh)
Poz 5. As Dru dekorativ të tipit Rrap me lartësi mbi 3 m (Sasia 5 copë)
V. Sheshi ”GURSEL DHE BAJRAM SYLEJMANI” në Sodovinë
Poz 1.Nga bisedat me qytetarë të fshatit (ka që e pranojnë se nuk janë gërmuar dhe mbushur sipërfaqet me sasinë e paraqitur në tender)
Poz 2. Ku janë avulluar 2000(Dy mijë) copë lule dekorative që është dashur të mbillen (të hijeshohet) sipas tenderit.
VI. Hapësira e gjelbëruar-TE RRUGA KORRANI NE DREJTIM TE SLLATINES
Poz 3. Ku janë të mbjellura 25 copë pemë dekorative të tipit ”Catalpa”(nuk janë asgjëkund)
Poz 4,5 Gërmimi dhe mbushja me dhe kualitativ ( Le ta vizitojnë sheshin qytetarët dhe të binden vet)
Poz 6. Nuk janë mbjell me bari 51 ari( S=5100 m2), por afërsisht 15 ari,( S=1500 m2)
Poz 7. Ku janë mbjell 600 lule dekorative?(Nuk shihen askund)
Pos 7. Ku është rrethoja e sheshit
Kërkesë për qytetarët që të binden pasi ta vizitojnë këtë pjesë të punuar dhe investuar nga Komuna.
Për pjesët tjera të projektit dhe për këto që u thanë me lart, e din edhe vetë nëse do të japë shpjegime para qytetarit, ngase ne nuk mund ta dimë se çfarë po ndodh, apo, a janë paguar të hollat në tërësi, apo, ka ende për t’u punuar në këto sheshe, (kjo, sepse neve nuk na lejohet te kemi qasje të plotë në dokumentacionet zyrtare).
Unë mendoj qe pjesa e punëve për këto pozicione është paguar, apo mos ndoshta je ka e pret muajin gusht, apo ndoshta qytetari e harron qe është dashtë qysh vitin e kaluar me i krye këto pune.
Për projektet tjera vazhdojmë në ditët në vijim .
Kështu duket sheshi në rrugën Korrani në Pozhoran (ish tregu i kafshëve)..shih foton
Edhe kështu duket pjesa tjetër (Këtu nuk janë 52 Ari(5200 m2) por afërsisht 15 Ari( 1500 m2), shih foton ka shkruar Inxhinier Bashkim Hasani, anëtar i kryesisë së AAK-së, dega në Viti./rajonipress/


