FIDANISHTJA

Ngërçi, imazh i keq i Kosovës tek investitorët e huaj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ngërçi politik, që po e pengon formimin e tërësishëm të institucioneve të vendit, po shkakton imazh të keq edhe tek investitorët e huaj dhe kjo do të sjellë një shumë më të ulët të investimeve të huaja gjatë këtij viti, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike.

Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se kriza aktuale politike do të ketë refleksione negative jo vetëm në zhvillimet e brendshme në ecuritë makro-ekonomike, mirëpo do të ketë ndikime jashtë zakonisht negative edhe tek investimet e jashtme.

“Për arsye se në një kohë kur kemi një jostabilitet politik, atëherë dërgojmë një sinjal jashtëzakonisht negativ tek investitorët potencialë dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë se Kosova nuk ka një Qeveri dhe një Parlament funksional ku zbatohen rregullat e ekonomisë së tregut të lirë”, thotë Gashi.

Në anën tjetër, Agron Demi, drejtor në Institutin për Hulumtime të Avancuara, “GAP”, thotë se niveli i investimeve të huaja në Kosovë kanë rënë që nga viti 2008.

Prandaj, ky ngërç politik nuk do të ndikojë aq shumë në largimin e investitorëve. Ajo që mund të ndikojë, sipas tij, është se sa më shumë të zgjasë ngërçi politik dhe të mos ketë ndryshime në qeverisje, nuk do të ketë investitorë të rinj.

“Ajo që më shumti që është prekur nga investimet e huaja është projekti ‘Brezovica’, që ka qenë në fund të projektit dhe është dashur të shpallet investitori, por nuk dimë ndonjë projekt tjetër që ngërçi politik ka stopuar investitorët e huaj. Madje, kur është interesi ekonomik i klasës politike, po vazhdohen edhe projektet e investimeve të huaja, siç është ajo, autostradës Prishtinë – Shkup që sipas metodologjisë së Bankës Qendrore të Kosovës konsiderohet si investim i tillë”, thekson Demi.

Mobi Casa

Ndërkaq, Naim Gashi thotë se gjatë periudhës katër mujore, prej zgjedhjeve të tetë qershorit dhe mosfunksionalizimit të institucioneve vendore, janë pezulluar shumë projekte kapitale, të cilat do të mund të investoheshin nga investitorë ndërkombëtarë.

“Do të kemi një zvogëlim të investimeve të jashtme, për arsye se projektet kapitale të mëdha, përmes së cilave ne do të mund të inkorporonim investimet e jashtme siç janë sektori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, mandej ai i energjetikës, minierave, mineraleve dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike dhe në fakt do të jetë shumë evident se do të kemi më pak investime”, shton Gashi.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe autoritetet kompetente kanë shtyrë afatin për zgjedhjen e kompanisë fituese për ndërtimin e Termocentralit “ Kosova e Re”.

Gjithashtu është shtyrë afati për dorëzimin e ofertave për koncesionimin i qendrës turistike “Brezovica”.

Dhe, për nëntë muaj është shtyrë edhe afati për hartimin e planit për ri-organizimin e kombinatit “Trepça”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.