Fundamenti

Ngelçat i menaxhojnë milionat e shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Thirren si ekspertë të Prokurimit Publik dhe menaxhojnë shpenzimin e miliona eurove të buxhetit të shtetit. Por jo të gjithë kanë arritur që këtë ekspertizë ta dëshmojnë edhe në testin për Programin e Trajnimit dhe Certifikimit në Prokurim Publik të avancuar 2011-2013 organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Rreth 40 për qind e zyrtarëve të prokurimit publik nuk e kanë kaluar testin.

Nga 567 zyrtarë të prokurimit sa i janë nënshtruar këtij testi, vetëm 318 prej tyre kanë arritur ta kalojnë atë. Ndërkaq, 139 prej tyre nuk kanë dalë me rezultat pozitiv dhe 110 të tjerë nuk i janë nënshtruar fare testit.

Uji Dea

Një pjesë e madhe e zyrtarëve të prokurimit që nuk kanë arritur të kalojnë testin, vijnë edhe nga agjencitë më të mëdha shpenzuese siç janë: Dogana e Kosovës, KEK-u, PTK, OSHP-ja, KRPP-ja, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, etj.

Megjithatë, të gjithë këta kanë edhe një mundësi. Pjesëmarrësit të cilët nuk e kanë kaluar testin dhe ata që kanë munguar herën e parë, do të ftohen edhe njëherë për t’iu nënshtruar këtij testi dhe në rast se këtë radhë nuk arrijnë të kalojnë, atëherë rrezikojnë t’u merret edhe licenca për të kryer punët e prokurimit…(Tribuna).