Ngecje në bisedimet e reja me Selmanin, sulmuesi kosovar kërkon 25 mijë euro në muaj te Dinamo në Rumani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani është në bisedime me Dinamon e Rumanisë për një kontratë të re.
Por, ka ngecje në bisedime, pasi lojtari “dardan” ka kërkuar 25 mijë euro pagë mujore, shkruan Indeksonline
Ky çmim vështirë se do të pranohet nga Dinamo, andaj janë duke vazhduar bisedimet për ta ulur kërkesën e 27-vjeçarit i cili mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.
Edhe vetë sulmuesi kosovar dëshiron të mbetet pjesë e Dinamos në Rumani.
“Më pëlqen jeta në Rumani. Vajza ime e vogël flet rumanisht më mirë se unë. Fëmijëve nuk u intereson se nga viti. Gruaja ime gjithashtu flet rumanisht më mirë se unë. Unë jam i dobët në gjuhët e huaja, mezi flas edhe anglisht, suedisht dhe shqip”, ishte shprehu Selmani muaj më parë.
Sulmuesi ka zhvilluar 26 ndeshje gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit rumun, duke shënuar 11 gola dhe pesë asiste./Indeksonline/