Mobi Casa

Ngacmon të miturën

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Një person po mbahet në paraburgim, ngase dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, e cila po lëvizte në rrugën Viti – Dobresh.

Viktima i ka deklaruar policisë se po udhëtonte në këmbë kur ishte ndalë një veturë e bardhë dhe nga ajo ka dalë një person i panjohur dhe pas disa pyetjeve që ia ka bërë e ka kapur për kraharori me qëllim të ngacmimit seksual njoftoj policia në Gjilan.

Viktima ka arritur që të kërkojë ndihmë dhe të lirohet nga i dyshuari, si the po ashtu ka arritur që t’i marr targat e veturës dhe me pas ka raportuar në Polici.

Pas marrjes se informatës, njësitë patrulluese kanë filluar me hetimin e rastit.

UBT

Pasi janë siguruar shënimet e veturës është arritur që të identifikohet i dyshuari. Ai është arrestuar nga policia.

I dyshuari R.A. 1991, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar veprën, të cilën dyshohet ta ketë kryer, ndërkaq me urdhër të prokurorit të qarkut, ai është ndalur për 48 orë.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit edhe vetura me të cilën i dyshuari ka udhëtuar është konfiskuar nga policia./rajonipress/