Mobi Casa

Nga Zhegrova te Muriqi e Korenica – vlerësimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët kosovar kanë shkëlqyer edhe këtë fundjavë në arenën evropiane me klubet e tyre.

Kësisoj Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore vazhdon t’i sjell për lexuesit e saj vlerësimet e pesë futbollistëve që kanë marrë notat më të larta në fundjavë.

Edon Zhegrova ka qenë fantastik për Lille, ku mori notën 8,3 në barazimin që kjo skuadër e mori te Lens 1-1.

Reprezentuesi kosovar asistoi në golin e vetëm të skuadrës së tij, pati katër pasime kyçe dhe gjashtë driblime të suksesshme gjatë 90 minutave sa qëndroi në fushë.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Vedat Muriqi 7,6 në barazimin e Mallorcas 1-1 ndaj Valencias.

Mobi Casa

Ylli dardan nuk shënoi në këtë ndeshje, por dha një asistim për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Me asistim kontribuoi edhe Florent Muslija në fitoren e Paderbornit në udhëtim te Eintracht Braunschweig, derisa mori notën e njëjtë si Vedat Muriqi.

Mesfushori i ri Ismet Lushaku ishte fantastik për Varbergs në përballje me Djurgardens duke u vlerësuar me notë 7,5.

E paraqitje shumë të mirë pati edhe Meriton Korenica që luajti titullar ndaj Sakaryaspor duke u vlerësuar me notë 7,4. /Telegrafi/