FIDANISHTJA

Nga vërshimet e mëdha ndotet uji i pijshëm

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtoria për shërbime publike dhe emergjencë në Viti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kllokotit, Zhitësë, Ballancës dhe Radivojcit, që të mos përdorin ujin për pije, pasi nga vërshimet janë prekur puset e ujit si dhe ka dalje të ujërave të zeza.

Komuna e Vitisë dhe fshatrat e saj përreth i ka kapluar një gjendje e rëndë pas shirave që ranë të enjten. Duke parë këtë gjendje ku vërshimet e ujit kanë përfshirë edhe shumë shtëpi e fshatra,drejtoria e shërbimeve publike u ka bërë apel banorëve që mos ta përdorin ujin e puseve-bunarëve.

Drejtoria për shërbime publike dhe emergjencë në Viti u ka bërë thirrje qytetarëve të :Kllokotit, Zhitësë, Ballancës dhe Radivojcit, që të mos përdorin ujin për pije, pasi nga vërshimet janë prekur puset e ujit si dhe ka dalje të ujërave të zeza thuhet në njoftimin e zyrtareve të Vitisë.

Eco Higjiena

Sipas drejtorisë së emergjencës banorëve të këtyre lokaliteteve komuna e Vitisë do të ju ofrojë cisterna me ujë të pijshëm dhe ujë për gatim, që do të stacionohet në fshatin Radivojc. Cisterna do të kujdestaroj deri në orët e mbrëmjes dhe aty banoret mund të furnizohen me ujë të pijshëm. Vërshime të mëdha kanë përfshirë rajonin e Vitisë, ku fshatrat Tërpezë, Zhiti, Ballancë e Radivojc të Vitisë dhe lokaliteti i Kllokotit janë përmbytur nga uji.

Qindra hektarë të tokës së punës dhe një numër i ekonomive familjare të këtyre lokaliteteve janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve. Skënder Ahmeti, inspektor për bujqësi, ka thënë se përmbytjet e mëdha të ujit kanë ardhur si pasojë e pamundësisë që përroskat që përshkojnë këto lokalitete të përmbledhin gjithë sasinë e ujit që ishte grumbulluar nga të reshurat atmosferike.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur këso përmbytjesh në këto lokalitete, ku uji ka vërshuar dhe gërryer sipërfaqe të mëdha të tokës së punës, si dhe ka hyrë në oborre dhe në objekte banimi”, ka thënë Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.