Nga vendi i parë, Shqipëria në të katërtin
Humbja nga Portugalia, e ka larguar Shqipërinë nga vendi i parë në tabelën e vendeve të treta.
Pozita e parë i është rrëmbyer nga Kroacia, e cila nga vendi i parë në grupin e saj, zbret në tabelën e vendeve të treta, ku momentalisht merr kreun.
Shqipëria tani zbret në vendin e katërt me 11 pikë, një më pak se Kroacia, Ukraina dhe Hungaria, që kanë nga 12 pikë. Përparësia e kuqezinjve është se i kanë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kundrejt një të Kroacisë dhe Hungarisë./telegrafi/


