Nga Universiteti i Harvardit kanë dalë 52 miliarderë?!

Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë nesër një miliarder atëherë duhet ti çoni me studime në Universitetin e Harvardit. Në Harvard janë diplomuar rreth 52 miliarderë, me një pasuri kolektive 205 miliardë dollarë. Menjëherë në vendin e dytë renditet Universiteti i Penssyilvanias, i cili ka diplomuar 28 miliarderë, me një pasuri të përgjithshme 112 miliardë dollarë. Në këtë universitet ka diplomuar edhe Shepnd Ahmeti i Vetëvendosjes.
Këtu përfshihen babai i Microsoftit, Bill Gates, apo edhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, të dy kanë studiuar në Harvard, por pa mundur ta çojnë atë deri në fund. Të dy bashkë kanë një pasuri rreth 45 miliardë dollarë.
Klasifikimi është bërë nga Wealth-X, dhe presidenti i saj, David Friedman thotë se “Harvardi ka një rrjet të fuqishëm që shtrihet në të gjithë sektorët. Ju merrni një arsim të mirë, por edhe krijoni lidhje të forta në të njëjtën kohë”, thekson ai.
Në universitetet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në dhjetëshen e parë renditet Universiteti i Cambridget, i cili është më i miri në Britaninë e Madhe./Indeksonline/