Ronela Hajati po vjen me një super duet
Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë të ditur se kënga që e paralajmëroi dje “Panama” është bashkëpunim.
Ajo do të bashkëpunojë me Varrosin.
“Jo këngë për me mbyll verën, por me ju nxef dimri!”, ka thënë Hajati në rrjetin social Instagram.
Në njoftimin e lëshuar nuk është bërë e ditur se kur do të publikohet kënga.