ARKATANA

Nga Turqia raportojnë se Rey Manaj po rikthehet në Serie A – gjiganti italian paguan 15 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rey Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit të suksesshëm që kaloi te Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar, i cili është edhe në radarin e gjigantëve të Turqisë, po përgatitet të vazhdojë karrierën në Itali.

Manaj ishte emri që la gjurmë në sezonin në Sivasspor, i cili u ngrit me ardhjen e Bulent Uygun dhe arriti ta mbyllë sezonin në vendin e 7-të. Dyert e Italisë janë hapur sërish për sulmuesin 27-vjeçar, i cili me fizikun e fortë dhe goditjet e forta përbën një rrezik të madh për mbrojtjen dhe portierin kundërshtar.

FIDANISHTJA

Lazio, një nga skuadrat e Serie A, po përgatitet të shtojë në skuadër Rey Manajn. Në raportimet e shtypit italian, thuhet se kryeqytetasit, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Evropës, kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si objektiv të transferimit. Ishte ndër detajet e lajmit se edhe sulmuesi shqiptar është i prirur për të luajtur sërish në Itali, raporton mediumit turk, Aksam.

Raportohet më tej se Lazio është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për të shtuar në skuadrën e tyre Rey Manajn. Qendërsulmuesi 27-vjeçar do të jetë lojtari që ka mbushur më së shumti arkat e Sivassporit në histori nëse ky transferim realizohet.

Rey Manaj qëndroi në fushë për 2612 minuta në 36 ndeshje me Sivasspor sezonin 2023/24. Sulmuesi ka kontribuar me 22 gola dhe tri asistime për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.