Mobi Casa

Nga Stublla mbështetet ideja e bashkimit të trojeve shqiptare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Gjithashtu u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e gjithë përfaqësuesve të viseve shqiptare me të cilën mbështet ideja e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare.

Në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë, është mbajtur Manifestimi tradicional kulturor-shkencor Takimet e Dom Mikelit, që i kushtohen shkollës së parë shqipe në Kosovë me mësues Dom Mikel Tarabulluzin.

Me këtë rast u mbajt një Akademi shkencore me temën: “Shqiptarët 100 vjet pas Pavarësisë”, si dhe u zhvillua ceremonia e bekimit të flamurit që u bë nga dy klerikët fetar ai katolik dhe mysliman. Gjithashtu u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e gjithë përfaqësuesve të viseve shqiptare me të cilën mbështet ideja e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare.

Hapjen e këtij manifestimi e bëri kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, i cili foli për rëndësinë e shkollës shqipe të hapur në Stubëll dhe sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj për të mbrojtur arsimin shqip në Kosovë.

FIDANISHTJA

Ndërsa në Akademinë shkencore me temë shqiptarët 100 vjet pas pavarësisë, ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka theksoi Shqipëria dhe shqiptarët i kanë dhënë vlerë Evropës me mbi tolerancën fetare.

Me kumtesa u paraqitën edhe Mehmet Bardhi përfaqësues i shqiptarëve të Malit të Zi, Anton Çuni në emër të Brigadës 138 Agim Ramadani, etj.

Pas tribunës shkencore, është zhvilluar ceremonia e bekimit të flamurit kombëtar nga Imzot Dodë Gjergji dhe krye imami i Vitisë Fehim Abazi. Me rastin e jubileut të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në këtë manifestim u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e nga përfaqësuesit dhe personalitetet publike të viseve shqiptare, e cila mbështet idenë për bashkimin e gjitha trojeve shqiptare.

Gjithashtu, është zbuluar një flamur kombëtar gjigant në kodrën e quajtur Stubllavaqa të cilin enkas për këtë manifestim e ka dhuruar familja e komandantit legjendar Adem Jashari. Në pjesën e dytë të këtij manifestimi, u mbajt ora e madhe letrare, si dhe u shfaq një program kulturo artistik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.