UBT

Nga sot s’ka targa të vjetra

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet i kanë përdorur targat e vjetra të automjeteve të ish-Jugosllavisë (PR, GL, KM, UR dhe PZ), që nga sot nuk mund të lëvizin nëpër rrugët e Kosovës.

Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë që është arritur vitin e kaluar në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh që targat e vjetra të automjeteve të hiqen nga qarkullimi nga data 1 qershor, shkruan “Zëri”.

Në fakt, marrëveshja e ka paraparë që targave të vjetra t’u jepet fund me datën 1 nëntor të vitit të kaluar, por me një vendim të ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, është mundësuar që targat e vjetra të përdoren deri më 1 qershor.

Një ditë më parë, udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanovic, ka deklaruar se vendimi për heqjen e tabelave të vjetra është i padrejtë, dhe si i tillë kontribuon në keqësimin e raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Uji Dea

Por, në raport me akuzat e Stefanovicit të enjten ka reaguar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri. Pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Tahiri, e cila e ka udhëhequr delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka thënë se që nga sot fillon zbatimi i vendimit të qeverisë për përdorimin e tabelave, siç ka thënë ajo, legale dhe largimin e atyre ilegale.

“Desha të jap edhe porosinë për zotin Stefanovic, i cili ishte deklaruar dje për këtë çështje. Qeveria e Kosovës në emër të dhënies së një kohe për tranzicionin prej tabelave ilegale në legale i kemi dhënë kohë tetë muaj, pra prej 1 nëntorit kur ka hyrë në fuqi kjo pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, tetë muaj ka qenë mjaft kohë për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët pra kanë përdorur dikur tabela ilegale dhe sot duhet t’i përdorin tabelat e automjeteve të shtetit të Kosovës”, është shprehur ajo.

Sikurse që është deklaruar kryeministri Thaçi ditë më parë, edhe Tahiri ka mohuar se është planifikuar ndërrimi i saj si udhëheqëse e delegacionit me Serbinë me një zyrtar tjetër qeveritar, ndërsa ka theksuar se bisedime të tjera nuk do të ketë derisa Serbia nuk i zbaton të gjitha marrëveshjet e mëhershme. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.