United Hospital

Nga sot rikthehet shiu, sa do të zgjasë?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Meteorologët parashikojnë se deri në fundjavë do mbajë mot i ndryshueshëm deri në fundjavë.

Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 13C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 23C.

Parashikim i detajuar i motit nga nesër deri më 27 maj:

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën priten reshje lokale shiu me bubullima.

Uji Dea

24.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

25.05-26.05 – Në fundjavë më ngrohtë. Të shtunën, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, vranësirat do të shtohen.

27.05 – Kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten edhe shtrëngata me shi.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.