RCCOLA

Nga sot e deri më 22 prill do të zhvillohet aksioni i pastrimit të ambientit në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ka filluar sot në Viti, aksioni për pastrimin e ambientit, organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, në mbështetje të Institucioneve komunale, policisë së Kosovës, drejtorive tjera komunale, kompanisë “Eco Higjiena”, këshillave të fshatrave, punëtorëve shëndetësorë, shkollave të mesme, etj.

Aksioni me moton “Ta pastrojmë ambientin” do të zhvillohet për gjatë muajit prill, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës që do të jetë më 22 prill, kur edhe do të përfundoj ky aksion.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se aksioni që po nis sot, është i përbashkët, ku për gjatë këtij muaji do të realizohen një varg aksionesh në gjithë territorin e komunës së Vitisë.

“Ne në vazhdimësi po kujdesemi që ta mbajmë sa më pastër komunën e Vitisë edhe gjatë aksioneve tjera të pastrimit, sikurse edhe sot, që mbeturinat të mos ekzistojnë, në lokalitetet e komunës së Vitisë.

RCCOLA

Haliti, mes tjerash ka falënderuar gjithë mekanizmat që kanë mbështet aksionin e pastrimit dhe do ta mbështesin për gjatë këtyre ditëve.

Për agjendën e aktiviteteve të pastrimit për gjatë këtyre tri javëve, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri, tha se aksioni fillon nga sot më 3 prill dhe përfundon më 22 prill kur është Dita e Tokës.”

Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen një varg aktivitetesh të ndryshme për pastrim, që do të përfshijë gjithë territorin e komunës së Vitisë.

Përpos drejtorive komunale, janë të përfshira edhe këshillat e fshatrave, kompania e pastrimit “Eco Higjiena”, këshillat e fshatrave etj”, tha ai./rajonipress/