Hidromorava

Nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, është e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e VV-së, të cilat janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.

Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë.

Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depresion të thellë politik e ekonomik.

Fundamenti

Në vazhdim po i paraqesim projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit të cilat kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale dhe nuk kanë filluar fare:

  1. Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)
  2. Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)
  3. Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan
  4. Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë
  5. Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)
  6. Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet te Ministrisë se Infrastrukturës)
  7. Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)
  8. Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)
  9. Rruga e Prishtinës (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)
  10. Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)
  11. Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit)
  12. Sheshi mbi lumin Mirisha – veri
  13. Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka)
  14. Rrugët në Kravaricë dhe të MOEA
  15. Stadiumi i Qytetit (MKRS)
  16. Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)
  17. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun, Dega në Gjilan