Eko Higjiena

Nga propaganda e zdralave n’Ujman – tek viktima e parë!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Halil Matoshi – Diktaturat rëndom hyjnë në skenë me duartrokitje, e dalin me lot e gjak!

1.Sa herë që organizata e Albin Kurtit lëshohet në mashtrimin e turmave, për vota, i duhet retushimi i historisë!

Fotografitë ku janë fshi automjetet e KFORit (ose janë seleksionu ato ku nuk shihe KFOR!?) janë friksuese.

Thjesht dëshmojnë origjinen staliniste të pushtetit.

Simas mandatit të saj të kjartë, me lejen e komandantit të Barduani FSK – trupa e kërkim shpëtimit shkoi në Ujman, simas marrëveshjes së Kosovës zyrtare me NATOn.

Përdormi politik i FSKsë e damton vet ushtrinë kosovare dhe këtë propagandë duhet me e nalë vet komansantët e FSKsë.

Kosova albiniste “ka ngadhnjy” mbi Perëndimin – pra imperializmin – prandej âsht nën sanksione të BEsë.

Sëkëndejmi Albin Kurti munet me u taku veç me do Žižekistë me shorce në bregdetin grek dhe me palaço si Gzim Mekuli e Vudi, derisa gazetarët profesionistë denigrohen nga injoranat – vegla qorre të regjimit.

Tash për mungojnë në Kosovë veç burgjet politike të modelit të Spaçit e Burrelit, kampeve të përqëndrimit ku u katandisën dheta mija shqiptarë!?

Kosova megjithatë ishte dhe metët në arealin kulturor dhe ushtarak Perëndimor.

Për këtë po bindem, kur krejt parametrat e matjes së dispinimit popullor thojnë se VV âsht në kuotën p’ej 30-32%.

Populli i Kosovës po zgjohet nga ankthi i historisë!?

2.Kur dikush mytet n’ujë ekziston dyshimi se dikush e shtyu!?Po. Albin Kurti e ka shty 33-vjeçarin drejt deke përmes propagandes!

Kur vitin e kaluem pata thanë në TV se ligjet e Kosovës dhe strategjia e ujnave e ndalojnë lamjen në ujëmbleshësat për pije, dhe militantat e VVsë “po e hjekin zdralin në Ujman”, m’u patën versulë i madh e i vogël, madje edhe nga partitë rivale të VVsë, me nji fushatë të egër të përmasave fashiste.

FIDANISHTJA

Sivjet militantat haluçinantë nuk shkuen nga Prishtina me u la n’Ujman, sepse Kurti nuk ka nevojë për Ujmanin por për narrativën rreth tina, tue mendu që mesazhi i fitores ishte dhânë tashma!?

Por shkoi nji mërgimtar fatkeq 33-vjeç, i cili u viktimizu direkt nga propaganda neostaliniste e VVsë.

Ai nuk e kish kuptu faktin se lamja n’Ujman ishte veç për vota dhe këtë nuk ka me e kuptu kurrë, sepse jeta e tij u shue për shkaqe të nji politike të mjerë.

Ndjesë dhe ngushëllim për familjen.

Dhe dikush u dashka me dekë për dëshmimin absurd se Ujmani ishte aty edhe para Albinit, por me u la aty ndalohet me ligjet kosovare si ky dëshmor i absurdit.

Revolucioni i han thminë e vet!

3.Retushi enverist/stalinist i historisë âsht rikthy, jo n’Shqipni po n’Kosovën historikisht libertariane.

FSK me leje dhe nën mbrojtje të KFORit shkon në Ujman me qëllim humanitar (me ua gjetë e dërgu familjarëve trupin e pajetë të birit të tyne) e azganat e propagandës të modelit të Berias, e paraqesin si akt patriotik, tue përdor për qëllime elektorale!?

Familja e të ndjerit duhet me u thanë ‘boll ma’.

Secila familje patriotike kosovare duhet me ua kthy shpinën ktyne hajdutëve që asnigjâ nuk kanë dhânë për Kosovë!

Edhe sa viktima kanë me ra për marrëzinat e ksaj propagande?

Kush âsht patriot dhe e do këtë Atdhe, mos bjeni ma n’propagandën e dognatëve leftista!

Kfjellu Kosovë, thuej jo stalinizmit!?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.