Nga Prishtina, më shumë reagime për Rock-un se sa për Preshevën ?!

Nga Kushtrim Maliqi – Super Demokracia jonë në Kosovë: Nga Prishtina më të shqetësuar për perspektivën e “Rock”-ut dhe homoseksualëve se sa për 100 mijë shqiptarët e Luginës ?!
“Nxënësit e klasës së dhjetë në Kosovë, mësojnë se roku është akt kriminal. Në librin mësimor të Edukatës Qytetare të klasës së 10-të, ata mësojnë se është dukuri negative ky hyn edhe pornografia, dhuna e delikuenca.” Dhe këta reshta,ndoshta edhe lapsus i paska “djeg” dikujt sidomos disa rok-erashëva në Kosovë, pavarësisht se edhe shume ta as qe dinë se ceshte rock e as qe dijne te bëjnë rock..Për ketë “lapsus” folën e shkruajtën mediat dhe pati jehonë. Dhe çudi kjo dukuri, këta rreshta nuk i ranë në sy nxënësve as arsimtarëve por rok-eristëve.
Dmth , me intervenimin e tyre duan t’ia imponojnë rokun apo t ‘mos ja fejnë atyre rock-un. Dhe s’mbeti njeri pa kërkue falje për at “llapsus” që e u lëshua në njërën nga librat edukative të shkollave të mesme në Prishtinë (Kosovë) nga korrila të shkollave e deri tek ministri i arsimit apo krerët e shtetit të Kosovës.
Thonë “ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha”, prandaj këtë koment po e ndërlidhi jo rasishtë me gjendjen skajshmërisht të keqe të shqiptarëve matej kufirit “de facto” me Serbinë, kur problemet me të cilat po ballafaqohen ata janë thuaja se si në kohën e Millosheviqit ku mbi ta ushtrohet presion sistematik psikik në forma të ndryshme ku nuk kursehet as dhuna kur është “nevoja”.
“ROCU” tema me trajtim special sikur edhe homoseksualët ditëve të fundit në Kosovën po dëshmohet se në Kosovë nuk tentohet për demokraci sikur vendet perëndimore por për një Superdemokarci !? Themi kështu sepse, me mjaft hyxhym u reagua e po debatohet end për “Rocun” sa sa për gjendjen në e mjerë të shqiptarëve në Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), apo ta lëmë Preshevën, po ndalemi tek varfëria apo papunësia e madhe në Kosovë, madje ma interesant “Rocku” se sa uji i pijshëm në Prishtinë, paramendo uji nuk pihet në kryeqytet, e neve ende na këndell muzika ! Parafytyro gjendjen në QKUK, e neve ende na këndell muzika ! .
Kur reagohet kështu kaq ashpër për tre rreshta lapsus në një tekst libri, por mozamakeq me pas mbyt dikush ndonjë rockerash apo homoseksual, he Zoti mos thashtë, ish ba nami…Po deri tash askush as nga Prishtina e as nga Tirana fort s`jane mërzit pse nga vitit 1999 në Luginën u vranë rreth 50 shqiptarë, apo 50 tjerë të maltretuar nëpër buxhet serbe…