RCCOLA

Nga një vajzë seksi, në një heroinë

/ 2 minuta lexim

Rachel Washburn është 25 vjeç, me një fizik dhe me pamje të bukur, por ajo ka hequr dorë nga të qenit e bukur dhe seksi, duke veshur rrobat e ushtrisë.

Jeta e saj deri tani është e ndarë në dy pjesë, të cilat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ajo dikur ishte një vajzë seksi, nxitëse e tifozëve në Filadelfia.

Por, ajo para dy vitesh vendosi të heqë dorë nga ky profesion dhe të bashkohet me forcat komando në Afganistan. Të gjithë e njohin për një vajzë të bukur, por kolegët e saj në ushtri tregojnë se ajo shquhet për trimëri, ku ka marrë edhe medalje për guximin e saj.

“Rachel është vërtetë mishërim i një heroine amerikane”, shprehen kolegët e saj.

Mobi Casa

Prej dy vitesh Rachel është përkrah forcave amerikane në Afganistan dhe në shërbim të ekipit për mbështetjen kulturore të ushtrisë.

Rachel tregon edhe për eksperiencat e saj në Afganistan, ku ndër të tjera ndjehet krenare që ia ka shpëtuar jetën një fëmijë të plagosur rëndë, duke marrë udhëzime nga mjekët nëpërmjet një radio .

Në dy vitet e saj në ushtri, zonja Washburn tashmë ka fituar medaljen e bronzit “Star” dhe medaljen “Lavdërimi i Ushtrisë”.