FITORJA

Nga një muaj paraburgim Xhaferit,Fejzullahut e Osmanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykatësi Abdullah Ahmeti u ka caktuar nga një muaj paraburgim Ardijan Xhaferit,Besnik Fejzullahut dhe Burim Osmanit që të tre të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Gjykatësi i procedurës paraprake Abdullah Ahmeti me propozimin e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarve Ardijan Xhaferi,Besnik Fejzullahu e Burim Osmani.

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzuallahu dyshohen se më 15 qershor 2012 në lagjen Dardania me paramendim dhe me dashje kanë tentuar që të privojnë nga jeta Burim Osmanin.

Sipas hetimeve Ardijani ka qenë i pajisur me revole të panjohur i cili është vërsulur në drejtim të Burim Osmanit, duke shtënë disa herë në drejtim të tij,duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë prezent.

FIDANISHTJA

Ardijan Xhaferi me profesion këngëtar i grupit muzikor “E7” dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi,në kontroll,në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.Kurse Besnik Fejzullahu dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”

I pandehuri Burim Osmani me nofkën “Duda”, me profesion këngëtar i grupit muzikor “Double G”, pas konfliktit fizik që ka pasur me të pandehurin Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzullahu ka tentuar që t`i privojë nga jeta të njëjtit. Osmani me revolen e tij “M-57” ka shtënë disa herë në drejtim të Xhaferit e Fejzullahut,duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Një nga predhat e Osmanit e ka goditur në gjoks shkarazi Besnik Fejzullahun.

Duda (Osmani) dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”,”mbajtja në pronësi,në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale tjetër ”blerja,posedimi,shpërndarja dhe sitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.