Eko Higjiena

Nga një muaj paraburgim hajnave recidivista

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Hasan Sadiku duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj 7 (shtatë) të pandehurve Dardan Mehmeti, Sokol Osmani, Ardian Xhaferi, Melos Shala, Ismajl Musliu, Bardhyl Syla, Gezim Vitia.

Të pandehurit Dardan Mehmeti, Sokol Osmani, Ardian Xhaferi, Melos Shala, Ismajl Musliu, Bardhyl Syla, Gezim Vitia dyshohet se kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, raporton rajonipress.

Uji Dea

Në seancën e së mërkurës prokurori i shtetit ka filluar aktvendimin e fillimit të hetimeve edhe ndaj të pandehurit F. S., i cili në seancë nuk ka prezantuar për shkak se i njëjti gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore është gjendur për intervistim në Prishtinë dhe seanca ndaj të njëjtit do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave bashkangjitur me kallëzimin penal, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve thuhet në vendim./rajonipress/