Fundamenti

Nga një muaj burg për keqpërdoruesit e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu duke u bazuar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj 4 (katër) të pandehurve Mejdi Selmani , Agim Bajrami, Miodrag Guzhviq dhe Momqillo Janciq.

Sipas vendimit të lëshuar nga gjykatësja Salihu të pandehurit Mejdi Selmani dhe Agim Bajrami dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve “, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Ndërsa të pandehurit serb Miodrag Guzhviq dhe Momqillo Janciq dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave e lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtarja e procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve thuhet në vendimin e gjykatëses Emine Salihu./rajonipress/