Uji Dea

Nga mosha e njohjes me Tolgahan e deri tek fjalët e para të Alinës, Almeda na i tregoi të gjitha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj. Megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën Q&A të shumta për fansat e saj Shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.

Që nga mosha e njohjes me Tolgahan e deri tek fjalët e para të Alinës, Almeda na i ka treguar të gjitha.

Një ndjekëse e ka pyetur se sa vjeçe ka qenë kur e ka njohur Tolgahan.

“Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë”, ka shkruar Almeda.

“Sa vite diferencë kanë Efe dhe Alina, unë i kam vetëm 17 muajsh edhe qënka ekstrem lodhje”, e ka pyetur një ndjekëse tjetër.

Fundamenti

“Fiks 2 vite diferencë, Efehan maj 2019, Alina qershor 2021.

Zoti të ndihmoftë. Të kuptoj, hahaha por thonë që është më mirë, kur të rriten dhe pak do e kuptosh që ke bërë mirë që i bëre shpejt e shpejt të dy. Dhe po filloj ta mendoj nga pak këtë gjë, tani që po rriten më shumë. Zoti i ruajt të gjthë fëmijët”, është përgjigjur Almeda.

Almeda na ka treguar dhe fjalën e parë të thënë nga Alina, dhe jo nuk është mami.

“Baba. Mendoj se Alina është vajza e vogël e babit”, shkroi Almeda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.