FITORJA

Nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se cilat janë rrugët me rrezikshmëri më të lartë, pas reshjeve të borës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reshjet intensive të borës, të cilat filluan mbrëmjen e kaluar, kanë vazhduar pa ndërprerje edhe gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugët e Kosovës.

Qamil Feka, i cili është pjesë e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, ka dhënë detaje mbi gjendjen e rrugëve që prezantojnë rrezikshmëri të lartë.

Ai në një intervistë për Radio Dukagjinin, ka treguar se më të rrezikshme për qarkullim aktualisht janë rrugët rajonale të Podujevës; ajo që çon në Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë dhe rruga për në Prevallë.

Feka tutje ka thënë se pavarësisht që në të gjitha rrugët e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit ka pasur reshje të bores, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren.

Uji Dea

“Të gjitha kompanitë e kontraktura janë në terren nëpër rrugët rajonale e nacionale, nëpër autoudhët dhe të gjitha rrugët të cilat janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet janë në terren”, ka deklaruar Feka.

Më tej, ai ka shtuar se nuk ka as një rrugë e cila është e bllokuar nga reshjet e borës.

“Nuk kemi rrugë të pakalueshme, por vetëm kemi rrugë me rrezikshmëri pak më të lartë. Rruga për Prevallë është me rrezikshmëri të lartë në të cilën gjatë qarkullimit duhet pasur shumë kujdes”, është shprehur Feka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.