Fundamenti

Nga Londra në Liverpool, pritet vetëm miratimi i Brojës!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një ofertë nga Evertoni për 23-vjeçarin shqiptar.

Klubi nga Liverpooli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës. Propozim që drejtuesit e Chelseat e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon Brojës.

Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga “Goodison Park për t’u transferuar te Newcastle. Dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

Mobi Casa

Tekniku i ka kërkuar klubit që të hidhet në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij. Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpooli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në vit, çka do e bënte lojtarin më të paguar shqiptar në të gjithë historinë.

Kalimi te Everton e ka joshur Brojën, i cili si dëshirë të parë të ka që të qëndrojë në Premier League, por në anën tjetër nuk dëshiron të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulhem. 23-vjeçccari dhe përfaqësuesit e tij do të studiojnë me qetësi të gjitha oferatat që do të paraqiten dhe pas europianit do të vendoset e ardhmja e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.