Uji Dea

Nga kontrata me zviceran “Trepça”, përfiton mbi 10 milion euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, pretendon t’i fusë në investime kapitale, milionat që do t’i fitojë nga shitja e koncentratit.

Nga shitja e pesë mijë tonëve koncentrat të plumbit dhe zinkut, “Trepça” të pritet të përfitojë mbi 10 milionë euro. Për një ton koncentrat minerar të plumbit, kompania që ka fituar tenderin për blerje, “Glencore International”, do t’i paguajë 2 mijë e 639 dollarë amerikanë.

ARKATANA

Kthyer në euro, i bie që një ton i lëndës së parë minerare të plumbit të shitet me çmimin prej 2 mijë e 100 eurosh, shkruan Koha Ditore.

E për koncentratin e zinkut, kontrata parasheh çmim më të ulët. Një ton koncentrat minerar i këtij metali do të shitet për 615 dollarë amerikanë, ose 591 euro. Kontrata e re me kompaninë zvicerane është firmosur më 16 maj. Të njëjtës kompani i pati skaduar kontrata e blerjes së xeheve nga “Trepça” në ditën e fundit të vitit 2011./albinfo&KD/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.