RCCOLA

Nga KB Drita largohen amerikanët, vjen nigeriani

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

KB Drita nga Gjilani ka larguar nga radhët e veta dy amerikanë, derisa ka angazhuar një nigerian. Drejt qëllimit që sa më e fortë të pres vazhdimin e garave në BKT Superligë, Drita të premten ka angazhuar nigerianin Obinna Agomo, ndërkohë që ka larguar amerikanët Davin Chambers dhe Lawrence Donelson.

Ekipi gjilanas kështu ka mbetur pa lojtarin më të mirë të saj në pjesën vjeshtore të garave, Chambers, por menjëherë ka reaguar me angazhimin e nigerianit.

KKGJILAN

Nigeriani Agomo është i gjatë 191 centimetra dhe luan në pozitën e fundorit. Agomo deri më tashti ka luajtur në SHBA dhe Finlandë me ekipin London Lightning.

Në radhët e Dritës vazhdon të mbetet amerikani tjetër, Craig Blackmon, derisa gjilanasit mbeten në kërkim edhe të një basketbollisti tjetër, në pozitën e qendrës.