Nga Kalkuta e Indisë

Poezi nga Ismet Rashiti, kushtuar Nënë Terezës
FALEMDERIT NËNË
(Kushtuar Nënë Terezës gjatë vizitës sime pran varrit të saj në Kalkutë të Indisë në vitin 2008, gjatë përgatitjes së dokumentarit televiziv me titull “Nëna e dashurisë”)
Erdha gjurmëve tuaja, Nënë,
Pas gjakut tim në skaj të botës,
Erdha Nënë të takoj një ditë,
E t’i sjell të falat e Nënlokës !
Eca gjurmëve tuaja, Nënë
Me mall e me syrin e njomur
E pash, Nënë sa plagë ke shëruar,
Sa fëmijë ke rritur ;sa vaje ke pajtuar !
Nënë Tereza ime, Nëna e botës,
Të solla me vete një copë Kosovë,
Unë gjaku yt që kurrë nuk e mohove,
Amanet e la, me dorën tënde e shkrove !
Erdha pran varrit tënd, Nënë,
Te koka të qëndrova, të ledhatova,
U përula në gjunjë, po lot nuk lëshova,
Fryma m’u zu, po nuk të turprova !
Erdha nënë në Kalkutën e largët,
Pash Loreton Normal Hyrday-në
Nirmala Shishu, Bahvan tënden,
Pashë motrat e dashurisë, sa plagë shëronin !
Sa ndjehesha krenar ;Nënë e botës,
Me emrin tënd të mirë, të artë,
Dhe mallëngjehesha me fotot tuaja,
Që të buzëqeshura rrinin kudo në ballë !
Të kam ardhur Nënë të tregoj një fjalë,
Tani populli shqiptarë që në zemër ke pasur,
Jeton i lirë, me uratën tënde për paqë,
Rri e qetë të lutem, Nënë pusho në parajsë !
Ç’të them tjetër ; në Kalkutë pran teje jam,
Fjalët në gojë më sillen, më zihem, përpihem
Zemra më digjet, shkronjat më janë përzier ;
Për Ty më duket pak çdo varg, çdo fjalë !
Më fal, Nënë që tepër vonë kam ardhur ;
Por unë nuk kam faj, e tillë ishte koha,
Bënte errësirë, dëborë, ftohët, acar ;
Zemërmadhja Nënë, Ti gjithëmonë ke falë !
Kalkutë, 10 tetor 2008