UBT

Nga Kalaja e Artanës shënohet dita e demokracisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Misioni i OSBE-së organizoi një ngjarje me grupet e grave dhe të të rinjve, përfaqësues nga komunat e Kosovës për të shënuar fundin e një serie aktivitetesh të organizuara me rastin e javës së demokracisë, e cila kishte filluar më 15 shtator – Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Në Kështjellën e vjetër të Komunës së Novobërdës u organizua “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”

Misioni i OSBE-së organizoi një ngjarje me grupet e grave dhe të të rinjve, përfaqësues nga komunat e Kosovës për të shënuar fundin e një serie aktivitetesh të organizuara me rastin e javës së demokracisë, e cila kishte filluar më 15 shtator – Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Drejtori i qendrës regjionale të OSBE-së në Gjilan , Urlrich Biffar, tha se është kënaqësi që kjo ditë po shënohet në këtë vend të shkëlqyer, dhe dëshiroj që të kaloni orë të mira në këtë ditë pra Ditën e Demokracisë dhe një falënderim të veçantë kam për Kryetarin e kësaj Komune Bajrush Ymeri i cili na përkrah në çdo hap.

Uji Dea

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri tha se është pozitive që OSBE ka përzgjedhur pikërisht komunën tonë. ”Është kënaqësi të ju kemi këtu pikërisht duke shënuar këtë datë të rëndësishme Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë” u shprehë Ymeri.

Ndërsa Mensur Morina Kryetar i Këshillit Qendror Rinor theksoi se ne sot e festojmë Ditën e Demokracisë në Kosovë, pikërisht e kemi zgjedhur këtë vend kaq piktoresk, ku ky vend në të ardhmen edhe më shumë duhet të zhvillohet turizmi. “Kosova ka vende të bukura, dhe ju jeni ata të rinj që në të ardhmen t`i jetësoni këto vlera dhe këto kultura që i kemi” tha Morina.

Ngjarja mblodhi Këshillat Lokale të Veprimit Rinor, zyrtarët komunal të rinjve, gratë e grupeve joformale dhe anëtarë të rinj të kuvendeve komunale nga e gjithë Kosova, të cilët diskutuan tema që lidhen me rininë dhe femrat për fuqizim të tyre dhe pjesëmarrje.

Konkluzionet nga diskutimet do të ndahen me autoritetet komunale dhe do të përdoren si rekomandime në mënyrë që të përmirësohet gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në nivel lokal. Ngjarja vazhdoi me një koncert nga një Rock Grup nga Gjilani./rajonipress/