Nga Google kalon në Yahoo, për 59 milionë dollarë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

New York – Drejtoresha e re ekzekutive e ndërmarrjes Yahoo, Melissa Mayer për punën e saj në vitet e ardhshme do të paguhet mbi 59 milionë dollarë. Një milion do të jetë rroga e saj vjetore, kurse 30 milionë do t’i marrë përnjëherë me kusht që në Yahoo të mbetet të paktën për 5 vjet, raporton agjencia amerikane e lajmeve AP.

Pos këtyre shmave, Mayer do të ketë të drejtë edhe për bonuse vjetore deri në 2 milionë dollarë në vit, si dhe 12 milionë dollarë do t’i ketë në formë të aksioneve dhe opsioneve të aksioneve. Yahoo do t’i paguajë kësaj drejtoreshe sigurisht shumë të aftë edhe 14 milionë dollarë që ajo i humb për arsye të braktisjes së kompanisë rivale Google.

Uji Dea

Sipas pohimeve të zëdhënëses së Yahoo, Mayer do të fusë në xhepa rreth 5.4 milionë dollarë.

Paraardhësi i saj në Yahoo, Scott Thompson kishte kontratë në pako në shumë prej 27 milionë dollarëve. Por drejtoreshës së re ekzekutive është dashur t’i ofrohet mundësia për fitime më të mëdha për ta shkëputur nga Google, ku ajo ka punuar 13 vjet rresht.