Fundamenti

Nga Gjilani sivjet 51 haxhinjë vizitojnë Meken dhe Medinën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Xhaminë e Madhe në Gjilan të shtunën para namazit të drekës u mbajt takimi me haxhinjët e rinjë që sivjet do e vizitojnë Qaben (Meken) dhe të kryejnë shartin e pestë të islamit-Haxhin. Sivjet nga territori i komunës së Gjilanit vendet e shenjta -Meken dhe Medinën e vizitojnë 51 haxhinjë.

Solemnitet të këtilla në prani të shumë besimtarëve islam mbahen vetëm një here në vit kur edhe shkojnë haxhinjët në vendet e shenjta.

Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit, meqë rast kryeimami Mulla Ilaz ef. Mustafa i përshëndeti dhe iu uroi rrugë të mbarë dhe qëndrim e kalim sa më të mirë në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Para se të bëhej duaja e haxhinjëve, Mulla Junus ef. Ramadani foli për haxhin, rëndësinë dhe historikun e haxhit.

ARKATANA

Mulla Junusi pasi përmendi edhe një historik të shkurtër të qytetit të shenjtë Mekës që nga ndërtimi i Qabesë nga ana e Ibrahimit alejhiselam e deri më sot, foli edhe për rëndësinë e Haxhit dhe për kryerjen e shartit të pestë të Islamit.

Në vazhdim Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilani z. Naim ef. Aliu, pasi iu uroj rrugëtim të mbarë dhe qëndrim të rehatshëm në vendete e shenjta dhe me një uratë që Allahu t`ua pranojë haxhin dhe të gjitha lutjet e duatë gjatë ditëve sa qëndrojnë atje, ua bëri edhe Duanë (aminin) 51 haxhinjëve të rinjë që sivjet nga komuna e Gjilanit e kryejnë shartin e pestë të Islamit-Haxhin.

Të përcjellur nga udhëheqësit e tyre Mulla Ilaz ef. Mustafa, dhe Mulla Ilmi ef. Krasniqi, 51 haxhinjët e rinjë gjilanas, së bashku me 14 haxhinjët e komunës së Vitisë për në Meke (Xhide) do të nisen të dielën më 4 shtator./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.