Fundamenti

Nga Gjilani në Milano

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri kaloi pengesa të njëpasnjëshme për t’u bërë yll i futbollit. E nisi nga Gjilani për të përfunduar nga Baseli e Bayerni në Milano. Njihuni me historinë interesante të futbollistit kosovar, që e përfaqëson Zvicrën

E zbulojmë Xherdan Shaqirin, yllin e ri të Interit të së tashmes dhe të së ardhmes.

“Il Guerin Sportivo” e këtij muaji ia dedikon një tekst të veçantë historisë së talentit kosovar, i cili iu bashkua klubit “Nerazzurri” nga Bayern Munichu gjatë janarit.

Përfaqësuesi zviceran ka kaluar pengesa të mëdha për të arritur deri këtu. Ai, i lindur në Gjilan, në Kosovën me shumicë etnike shqiptare, por e sunduar në atë kohë nga ish-Jugosllavia. Dhe, si shumë të tjera, Xherdani i vogël kishte emigruar jashtë vendit me familjen e tij, në kërkim të një të ardhme më të mirë diku tjetër, njëjtë siç kanë bërë edhe familjet e Januzajt, Xhakës, Behramit, Canës etj.

Uji Dea

Familja e tij e kishte zgjedhur Zvicrën, vendin, ngjyrat e së cilit i mbron Xherdani, i cili kishte kontribuuar në shkuarjen në Botërorin e Brazilit, duke realizuar dy gola pikërisht ndaj Shqipërisë. Ai luan me këpucë sportive, me ngjyrat dhe flamujt e të tria vendeve (e ka nënshkruar kërkesën në FIFA për njohjen e Përfaqësueses së Kosovës), por këto nuk i mjaftuan që t’i evitonte vërshëllimat dhe lansimin e objekteve, nga ata që e konsideronin një “tradhtar”.

Shaqiri ishte rritur në ekipin e Baselit, i njohur si më i miri në futbollin zviceran, të cilit ishte bashkuar në moshën 10-vjeçare, pasi kishte realizuar gola të shumtë me fanellën e Augst, një ekip në lagjen ku ai po jetonte. Trajneri që besoi më së shumti dhe që e solli në ekipin e parë të Baselit, ishte Thorsten Fink, i cili në vitin 2009 e ftoi në ekipin e parë.

Më 2 janar të atij viti, e kishte nënshkruar kontratën e parë profesioniste, pas bisedimeve të shumta, ndërsa më 12 korrik kishte debutuar me ekipin e parë kundër St. Gallenit. Me Baselin i kishte fituar tre tituj kampioni radhazi, kishte debutuar në Ligën e Kampionëve, duke u bërë idhull, ndërsa në vitin 2011 ishte transferuar në Bayern Munich për 11.6 milionë euro. Viti i tij i parë ishte i mirë, por më pas arriti Pep Guardiola dhe problemet nisën. Ai kishte konkurrentë të fortë si Robben, Ribéry e Gotze, përpos Thomas Muller. Për këtë, ai vendosi të largohej. “E kisha humbur gëzimin”, ka thënë Shaqiri, i cili iu bashkua Interit këtë janar. Në qershor do të bëhet pjesë e Interit deri në vitin 2019, me një rrogë prej 2.7 milionë euro. Një aventurë e re. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.