Fundamenti

Nga Gjilani këtë vit 67 haxhinjë e vizitojnë Mekën dhe Medinën

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Xhaminë e Madhe në Gjilan ,sot para namazit të drekës u mbajt takimi me haxhinjët e rinjë që këtë vit do e vizitojnë Qaben (Mekën) dhe kryejnë shartin e pestë të islamit-Haxhin. Këtë vit nga Territori i Komunës së Gjilanit vendet e shenjta – Mekën dhe Medinën e vizitojnë 62 haxhinjë, nga ta dy ( Mulla Jusuf ef. Mustafa dhe Mulla Naser Ef. Halimi) udhëheqës të haxhinjëve në këtë rrugëtim.

Këtij numri të haxhinjëve sivjet iu bashkëngjiten edhe pesë haxhinjë të tjerë gjilanas si mysafir të mbretit të Arabisë Saudite.

Solemnitet të këtilla përcjellës për në haxh, në prani të shumë besimtarëve islam, mbahen vetëm një herë në vit kur edhe është koha e shkuarjes së haxhinjëve në vendet e shenjta.

Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit, me ç`rast kryetari i KBI-së së Gjilanit, Mulla Naim ef. Aliu, me një fjalë përshëndetëse përgëzoi haxhinjët e ri gjilanas duke u uruar rrugëtim të mbarë dhe qëndrim e kalim sa më të mirë në vendet e shenjta në Meke dhe Medine dhe haxhë të pranuar nga Allahu i Madhërishëm. Mulla Naim ef Aliu në fjalën e tij theksoi edhe dobitë dhe të mirat që u sjell ky rrugëtim për në vendet e shenjta haxhinjëve dhe uroi që atyre tu shërbej shëndeti dhe t`i kryejnë të gjitha obligimet që parashihen për haxh.

Para se të bëhej duaja e haxhinjëve,Sabri ef. Bajgora Kryeimam i BI të Republikës së Kosovës në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se të gjithë ju që do të merrni këtë rrugëtim të shenjtë këtë udhëtim jetësor Ju dëshiroi rrugë të mbarë, haxh të pranuar,duke e lutur Allahun që të gjitha mëkatet tuaja dhe tona të na i falë. Udhëtimi dhe qëndrimi në vendet e shenjta është një rrugëtim që kërkon edhe sakrifica, por edhe nuk është edhe aq i rëndë siq e paraqesin nga një herë, ai do bëhej shumë i lehtë dhe i përshtatshëm duke iu përmbajtur këshillave dhe sugjerimeve të udhëheqësve të rrugës së haxhit.

FIDANISHTJA

Kur të marrim rrugë ne gjithherë përgatitemi, poashtu edhe për këtë rrugëtim të shenjtë duhet të përgatitemi duke u furnizuar me devotshmëri, me sabrin e durimin duhet t`i kemi me vete në mënyrë që të kalojmë sa ma mirë në këtë rrugëtim jetësor. Duke folur për takimin e miliona besimtarëve islam në vendet e shenjta Sabri ef. Bajgora theksoi se këtë tubim dijetarët islam e konceptuar si një Kongres i madh i myslimanëve që mbahet çdo vit ku tubohen në vendet e shenjta diku 4 apo 5 milion besimtarë islam. Atu takoheni me njërës të racave dhe kombeve të ndryshëm anë e mbanë botës islame. Të gjithë këta njerëz i bashkon besimi islam dhe fjala e vetme “La i lahe il-Allah Muhameden resulullah”, andaj falënderoj Allahun që na ka bërë edhe neve pjesë e këtij trungu musliman. Duaja e haxhinjëve asnjëherë nuk kthehet ,por ajo pranohet andaj ju porosis që të shfrytëzoni sa ma mirë me ibadet dhe lutje qëndrimin tuaj në ato vende, andaj edhe një here iu uroj rrugëtim të mbarë dhe qëndrim të rehatshëm në vendet e shenjta dhe me një uratë që Allahu t ua pranojë haxhin dhe të gjitha lutjet e duatë gjatë ditëve sa qëndrojnë atje theksoi në fund të fjalës së tij Sabri ef. Bajgora, kryeimam i BI të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilani z. Naim ef. Aliu, ua bëri edhe Duanë (aminin) 67 haxhinjëve të rinjë që këtë vit nga Komuna e Gjilanit e kryejnë shartin e pestë të Islamit-Haxhin.

I pranishëm në këtë tubim solemn të haxhinjëve ishte edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë rrugëtim të shenjtë këtë vit nga Kosova do të jenë gjithsejtë 1080 haxhinjë. Haxhinjët gjilanas pritet të udhëtojnë për në Xhide më 21 Gusht, në orët e vona të mbrëmjes./islam osmani/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.