United Hospital

Nga Gjilani i rezistencës, në Gjilani i neglizhencës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fatmir Kastrati – Në mesin e gjërave me të cilat krenohemi si popull është edhe rezistenca në kohë shumë të vështira ndaj agresioneve te ndryshme. Fillet e rezistencës i gjejmë te shumë atdhetarë që vijnë nga rajoni i Anamoravës si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani për të vazhduar këtë traditë me të tjerë siç janë Abdullah Tahiri, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka që nuk u ndalen asnjë moment, rezistuan dhe dhanë gjithçka, për të i dhënë shpirt dhe motiv të tjerëve për të rezistuar dhe mos u ndalur deri të arriijnë atë se çfarë dëshironin, Lirinë e popullit tonë. Rezistenca e tyre u bë kauzë për të vazhduar edhe me komandantin Agim Ramadani dhe shokët e tij, rezistencë kjo që përfshiu tërë popullin shqiptar, deri në arritjen e ëndrrës tonë më të madhe, Çlirimin.

E kur fituam mëvetësinë, dhe shpresuam që gjithë territoret e Kosovës do të jenë njësoj, do të punohet sipas nevojave qytetare, këtu kemi gabuar pasi që Gjilani nga qytet i Rezistencës u kthye në Gjilanin e neglizhencës.

Gjilani u neglizhua në kohën kur duhej të ndërtohej autostrada, edhe pse do të shërbente për Kosovën Lindore term që shpesh përmendet dhe nuk zë vend në Prishtinë, prapë nuk u bë, dikur vonë filloi për të përfunduar dikur!

FIDANISHTJA

Gjilani që në kohët e vështira dha shumë intelektual dhe me të drejtë njihet si qytet i dijes po edhe i kulturës u neglizhua edhe me rastin e kampusit Universitar, tani Gjilani është qyteti i vetëm që nuk ka kampus Universitar përkundër që pa një të tillë Universiteti ende nuk ka marrë kuptim!

Në kohën kur futbolli ynë luhej nëpër lloç e livadhe, mundësia për t’u krenuar me diçka ishte e vogël, atëherë Qyteti i Gjilanit ishte prej qyteteve të pakta me të cilën krenoheshim, për të vazhduar me qenë zgjidhje edhe në kohën kur udhëheqësit e FIFA-së dhe UEFA-së vinin për të parë kulturën sportive në futbollin Kosovar. Sot pasi që kemi fituar të drejtën për të luajtur në arenën ndërkombëtare, Gjilani u neglizhua dhe vazhdon të neglizhohet për stadiumin Kombëtar edhe pse më shumë se çdo qytet e meriton.

Ju që e neglizhuat qytetin e Gjilanit po e neglizhoni edhe interesin e shtetit tonë, por qyteti i Gjilanit do të jap më të mirën nga vetja kur të jetë nevoja për Kosovën, për të vazhduar idealin e atyre që rezistuan dhe nuk kursyen asgjë që ne dhe pasardhësit tanë të frymojmë shqip./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.