Mobi Casa

Nga faktografia historiko – dokumentare e deri te drama poetike e mërgimit

/ 13 minuta lexim
Uji Dea

Nga Prend Buzhala – Argjend HASANI: “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, vëllimi i parë, Shtëpia Botuese Lena GRAFIK, Prishtinë, 2020.

E strukturuar si monografi në pesë kapituj, si dhe me një Informator të pasur burimesh, Argjend Hasani arrin ta japë pamjen e plotë e të gjithanshme të mërgatës shqiptare në Gjermani. Aty, para nesh, shfaqen pamjet nëpër dekada, të shpërnguljeve, ikjeve e mërgimeve të shqiptarëve të Kosovës drejt Gjermanisë e që autori e përkufizon në disa faza, ashtu siç kanë ndodhur edhe zhvillimet e ngjarjeve e të përplasjeve historike e politike në Kosovës, prej gjysmës së dytë të viteve ’60 të shekullit të kaluar e deri pas luftës.

1. Pesha e shumëfishtë e një monografie

Qëllimi i autorit, për ta shkruar këtë monografi, përqendrohet te rëndësia e kësaj mërgate, për ta parë, si thotë autori, “rolin e saj në zhvillimet e shumta në rrugëtimin tonë historik, si dhe punën, aktivitetin, humanizmin dhe atdhedashurinë.” Për mërgatën janë botuar shumë libra të fushave të ndryshme, nga autorë që jetojnë jashtë e nga autorë brenda Kosovës, për arsye se gjithnjë ndjehet nevoja për të bërë[ vlerësime, për t’i parë veprimtaritë e saj, të arriturat shqiptare nga fusha e letërsisë, arsimit, kult-urës, trashëgimisë kulturore, artit, historisë, ekonomisë dhe sportit. Do shtuar edhe faktin që librat e tillë janë të dobishëm për t’u informuar sidomos publiku që jeton në Kosovë. Afirmimi i këtyre veprimtarive dhe i këtyre vlerave, ka dobi të shumëfishtë, për kultivimin e dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe patriotizmit shqiptar. Mbi të gjitha, kjo diasporë ka qenë zë që është dëgjuar gjithnjë për çështjen e Kosovës e për të mirën e saj, zë asnjëherë i shuar, por gjithnjë i gjallë, aktiv, që i ka dhënë shpirt dhe pamje Kosovës në Perëndim, por që këtë shpirt e ka dërguar gjithmonë në Kosovën tonë. Meqë autori ndalohet te “faza e katërt” (viti 1999, pa i përmendur edhe qindra mijëra të tjerë që janë shpërngulë pas luftës), thotë: “Pas përfundimit të luftës nga afro 400 mijë azilkërkuesve nga Kosova u riatdhesuan afro 100 mijë azilkërkues.”

Kësisoj, për ta paraqitur sa më të argumentuar e sa më të plotë monografinë e tij, autori gërshetojnë disa forma shkrimi në dobi të librit, sikundër janë faktografia historike-politike, shkrimi i kronikës, portretit profilizues dhe biografik, madje edhe të një antologjie letrare-poetike (për krijues shqiptarë në Gjermani). Në fund, duke e dhënë Informatorin e zërave të shumtë dokumentarë-burimorë, duke cituar burime nga literatura e fushave të tilla nga autorë shqiptarë e të institucioneve përkatëse, mediave, etj etj autori e shton peshën studimore e kësaj monografie. Kështu, edhe mbarështimi i lëndës së trajtuar, edhe përdorimi referencial-dokumentues, e ndihmojnë lexuesin, po edhe studiuesin e kësaj problematike për ta krijojë një përfytyrim të gjallë, konkret, të argumentuar e me dije për mërgatën shqiptare në Gjermani. Mbi të gjitha, kjo monografi arrin ta spikatë vlerën e rëndësishme shoqërore, po edhe kulturore. Autori konstaton me të drejtë se “roli i mërgatës shqiptare kudo në Evropë dhe në botë, sikurse edhe në Gjermani ishte jetik në mbijetesën e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi që prej fillim viteve 60-ta e deri në vitin 1999.” Ndër këto veprimtari, spikaten demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë. Pa pretendimin për të bërë profilizimin e rrymave ideologjike politike e nacionale të kësaj mërgate, autori parapëlqen veprimtarinë e përgjithshme që ato lëvizje jashtë kanë bërë në dobi të Kosovës:

“Demonstrata e tretë në vitin 1980 ishte organizuar në München të Gjermanisë, nga Organizata Atdhetare “Beslidhja”, kryetar Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, tash i ndjerë, dhe sekretari Vehbi Ibrahimi me shokë, tash dëshmor. Kjo ishte demonstrata e tretë, pas asaj të organizuar nga mërgata shqiptare në vitin 1978, në Shtuttgart të Gjermanisë, në shenjë përkujtimi të 100-vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, pas asaj të organizuar më 1979 nëFrankfurt të Gjermanisë, për nder të 28 nëntorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Demonstratat dhe parullat ishin drejtuar kundër Jugosllavisë, titoiste komuniste e shoveniste. Punohej për bërjen e Shqipërisë Etnike.”

Kësisoj, nëpër faqet e këtij luibri defilojnë emra organizatash poltike e arsimore, kulturore e luftarake, financiare e logjistike, emra klubesh, shoqatash, asociacionesh, që vepruan në mërgatë; defilojnë emra të shquar veprimtarësh, si Vehbi Ibrahimi, Kadri Zeka dhe i Vëllezërve Gërvalla. Madje, deri më 1999, nuk ka pushaur së vepruari edhe shërbimi sekret serbo-jugosllav kundër shqipatrëve e lëvizjeve nacionale në mërgatë, në eliminimin e figurave kyresore të saj:
“Një akt i tillë i eliminimit të figurave të shquara kombëtare, ishte vepra makabre e UDB-së jugosllave në eliminimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, me 22 shkurt të vitit 1982 në Ludëigsburg të Gjermanisë. Me vrasjen e veprimtarëve të shquar Kadri Zeka dhe Vëllezërve Gërvalla, ishte menduar se shqiptarët nga frika do të tërhiqeshin nga aktivitetet kombëtare, mirëpo efektet ishin të kundërta, lëvizjet e ndryshme u masivizuan, u forcuan dhe u bashkuan dhe kështu ata tërë potencialin e tyre intelektual, atdhetar dhe financiar e vunë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në ish-Jugosllavi.”

Në përqasje me zhvillimet në Kosovë, edhe gjithë këto veprimtari e organizma nacionalë, vepruan për t’i dalë në ndihmë atdheut, po edhe jetës së kësaj mërgate në Gjermani. Kështu, në këtë vëllim autori flet për përkeqësimi e gjendjes politike dhe të sigurisë në atdhe, për kontributin financiar të mërgatës, për Fondin e Republikës së Kosovës, për mbështetja e mërgatës për Luftën Çlirimtare të Kosovës e që kurorëzohet me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

2. Nga struktura e lëndës së trajtuar

RCCOLA

Një pjesë me rëndësi është pjesa e titulluar “Mikpritja e shtetit gjerman për refugjatët shqiptarë”. Gjatë viteve ’90 po ndodhte një përndjekje masive e dhunës sistematike serbe kundër popullit të Kosovës:
“Familjet e mbetura në Kosovë, të cilat edhe përkundër dhunës dhe represionit të egër serb nuk e lëshonin Kosovën, zaten kjo ishte edhe strategjia e Serbisë, e cila e kishte bazën tek Memorandumi i Akademisë famëkeqe të Arteve dhe Shkencave të Serbisë, të hartuar në Beograd në vitin 1986”.

Ishte, pra, koha kur populli ndjente nevojë për mbijetesë (“Mërgata mbajti gjallë mbijetesën dhe aspiratat kombëtare”). Ndërkaq, një tjetër pjesë me rëndësi është ajo që titullohet “Integrimi i mërgatës shqiptare në Gjermani”, ku njohja e gjuhës, e traditës dhe e kulturës gjermane, integrimi në shoqërinë gjermane në të gjitha poret e jetës, i bëri ata të jenë pjesë e jetës së gjithmbarshme në shtetin gjerman, “me vlerat kreative dhe intelektuale, sikurse në art, kulturë, letërsi, shkencë, politikë, shëndetësi dhe sport.
Në kapitullin e dytë autori paraqet veprimtarinë arsimore fillimisht të mesmit plotësues të gjuhës shqipe ë Gjermani, mandej për organizimin dhe zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani, si dhe për drejtuesit e Këshillit të Arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani. Në kapitullin e tretë bëhet fjalë për organizimin kulturor e atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, për organizimin kulturor e atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, për shoqatat, klubet dhe organizatat e ndryshme shqiptare në Gjermani, për qendra kulturore shqiptare, si ajo në Stuttgart, për Shoqatën e Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg, apo për asociacione tjera si Shkrimtarëve, Krijuesve Dhe Artistëve Dhe Shqiptarë Në Gjermani (LSHKASH), si dhe për aktivitetet e “Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani” (ndarja e 270 bursa vjetore, donacion studentëve nga Kosova në vitet 2015-2017, grante për kooperativën “Krusha” për themelimin e 15 mini bizneseve 2015 etj). Ndërsa kapitulli i katërt me titullin “Humanizmi, solidariteti dhe bamirësia e mërgimtarëve tanë”, fshkruan me fakte për ndërtimin e shtëpive, për ndihmat për shkolla, për ndihmat me rastin e tërmetit etj. Kapitulli i pestë vjen si një pjesë freskuese për krijuesit shqiptarë në Gjermani, që aktualisht jetojnë aty, duke shënuar të dhënat biografike, botimin e veprave, si dhe mënga nnjë punim të zgjedhur poetik e që del si një antologji e mirëfilltë letrare.

3. Lënda e kujtesës: Mërgimtari dhe Krijuesi letrar

Meqenëse tash, pas rreth dy dekadash në liri, në Gjermani ka disa breza shqiptarë që kanë lindur atje nga prindër shqiptarë, atëherë është e udhës që të reflektojmë pak edhe në këtë drejtim. Nëse shtegu i shpëtimit dje kërkohej jashtë për shkak të përndjekjes politike, sot rininë e Kosovës këto valë e dallgë fati e hedhin në një tjetër kërkim të rrugëdaljeve nga labirinti i pasluftës apo nga ai i paktit me të ligën a me djallin faustian. Atdheu përsëri përjeton atë hemorragjinë e derdhjes së qenies sonë jashtë vetvetes, jashtë truallit të lindjes. Kështu, njerëzit, duke lëvizur, me vete bartin vetëm kujtesën për truallin e parë, apo për vendbanimet ku kanë jetuar; bartin kujtesën për kulturën e parë burimore kombëtare apo për betejat dhe qëndresat kundruall pushtuesit.

Por, le ta hedhim një sy në të sotmen dhe mund të shohim se si familjet shqiptare në botën e jashtme tashmë kanë krijuar bazën atdhetare të re për pasardhësit e tyre, ata i kanë të shumëzuar nga disa atdhe dhe nga disa vendlindje… për shkak se njerëzit gjenden në lëvizje të përhershme dhe në shpërngulje rutinore, ku ekzili dhe format tjera na janë bërë dhe fenomene postmoderne, por e vërteta është se njerëzit gjithmonë gjatë shekujve kanë ndërruar vendbanimet, janë zhvendosur gjetiu apo janë shpërngulur për shkaqe të ndryshme. Kërkimet për strehën e re tashmë kanë krijuar dhe fenomenin modern të njeriut pa strehë. Por nuk është aspak për t’u çuditur, përse pikërisht kujtesa nacionale, si kjo jona, krijon hartat e veta etnike të kësaj kujtese dhe ato i ruan si amanet brezash.

Lënda e tillë e kujtesës së kësaj qenësie të rrënjëzimit të njeriut për truallin e tij, gjithsesi që do të ishte një thesar hulumtimi për antropologët, kurse poezia na shfaqet dhe si lirikë antropologjike shqiptare. Poetët duan ta vjelin atë lëndë, që ka burim përvojën jetësore dhe atë artistike, aventurën e shkrimit.

Nëse tek Mërgimtari takojmë përjetimet, ngjarjet dhe reminishencat e kësaj përvoje, si thelb poetik, atëherë tek Krijuesi Letrar personifikohet Vetëdija e Zgjuar jo vetëm letrare, por edhe historike. Prandaj ka kaq e kaq portrete të kënduara që lanë vulën e tyre: portrete familjarësh, portrete historike… një si depërtim në vlerat e brendshme, që mbeten trashëgimi e amshueshme…

Prandaj poetët apelojnë për art të ndërgjegjshëm, pa butaforitë e zbrazëta e që nuk thonë gjë…
Poetët shfaqen në skenën e kohës me betimin më të bukur: me atë të lartësuar në art e në trashëgiminë si vazhdë shpirti… Duke qenë (një familje arti, atëherë është e natyrshme që Vetëdija Qendrore edhe kësaj radhe, të jetë vetë Mërgimtari dhe Krijuesi letrar me dramën e tij jetësore e krijuese. Domethënë: të vilet ajo lëndë, që ka burim përvojën jetësore dhe atë artistike, aventurën e shkrimit. Nëse tek Mërgimtari takojmë përjetimet, ngjarjet dhe reminishencat e kësaj përvoje, si thelb rrëfimi e krijimi; atëherë tek Krijuesi takojmë një mundësi tjetër procedimore: atë të krijimit të distancës objektive nga kjo përvojë, aty ku ballafaqohen vetvetja, vendi dhe vendlindja, vatra a atdheu, me këndvështrimin, kujtimet, eksplorimet artistike e tematike, përsiatjet personale në trajtë rrëfimesh. Nderimi e dashuria familjare shndërrohen në lidhje, lidhje gjaku. Me familjen kulmojnë vlerat mët sub,lime, më të bukurat: bukuria e emocionit, mendja e bukur, bukuria e jetës. Krijuesi letrar Stanislaë Jerzy Lec do të thoshte: “Ju mund t’i mbyllni sytë përpara realitetit, por jo përballë kujtimeve. “ Familja, nuk është vetëm çerdhja e bashkëgjallimit; ajo është mbështetja e qenies, është sinonim i gjenealogjisë së qenies, me prindërit dhe paraardhësit, me rrënjët e gjakut e të trashëgimisë…e, mbi të gjitha, sinonim i dashurisë së pakufishme. Porse dramën e mërgimit me identitet të copëzuar, të familjes së shpërndarë nëpër botë, poetët na e kanë dhënë vazhdimisht te krijimet e tyre. Poeti e Mërgimtari bëhen Një, me ballafaqimet me vetveten, me hapësirën evropiane dhe vendlindjen, me kërkimet e gjetjet artistike e tematike, me përsiatjet personale, të cilat shqiptohen më së miri në trajtën e vargut poetik. Sepse në jetë ekziston Loja e Dhënies dhe e Marrjes. Ajo shfaqet si një teatër. Ti bëhesh pjesë e lojës, e tragjedisë së ekzistimit dhe shpesh e shpesh edhe e komedisë a e tragjikomedisë së jetës. Ajo nis si lojë e dashurisë, kurse drama e dëbimit, e largimit, ka ndarë më dysh dhe shumëçka tjetër në jetë… /rajonipress/