Hidromorava

Nga aktivitetet javore në komunikacionin rrugor, policia shqipton 856 gjoba

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.12.2022 -15.12.2022 në vazhdën e implementim të Planeve Operative “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë (856) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

KKVITI

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
Hetim i tetë (8) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
Konfiskuar nëntë (9) patentë shofer.

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve, me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/