Eko Higjiena

Nga 30 ditë paraburgim për Sabedin Rekën e Valsat Sejdiun

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se gjykatësja e procedurës paraprake Drane Simonaj u ka caktuar masën e paraburgimit dy shqiptarëve të dyshuar Sabedin Reka dhe Valsat Sejdiu për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Gjykata Themelore në Gjilan duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit dy shqiptarëve të dyshuar për vjedhjen e kishave serbe në Kllokot, Partesh, Binqë dhe Budrikë , u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

RCCOLA

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri ka konfirmuar për rajonipress se gjykatësja e procedurës paraprake Drane Simonaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shqiptarëve të dyshuar Sabedin Reka nga Kaqaniku shtetas i Maqedonisë dhe Valsat Sejdiu shtetas i Maqedonisë me vendbanim në Binqë të Vitisë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Haziri tha se ende ndodhen në arrati edhe tre të dyshuar shqiptarë shtetas të Maqedonisë. /rajonipress/