Eko Higjiena

Nga 30 ditë paraburgim për Besim Laknën dhe Fidan Lipovicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjyqtarja e procedurës paraprake Emine Salihu u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarve Besim Lakna dhe Fidan Lipovica të dyshuar se më 9 prill 2013 kanë hedhur një garantë dore në agjencionin “Maxhar Turizm”.

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Besim Lakna e Fidan Lipovica të dyshuar për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe “armëmbajtje pa leje” tha për rajonipress Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan

Haziri tha se këtë vendim e ka caktuar gjykatësja e procedurës paraprake Emine Salihu e cila është bazuar në kërkesën e Prokurorisë Themelore.

Mobi Casa

Lakna e Lipovica dyshohen se më 9 prill 2013 kanë hedhur një granatë dore në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Presheva.

Policia e Gjilanit kishte arritur të prangos dy të dyshuarit fillimisht pasi ishte kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit Fidan Lipovica ku gjatë bastisjes janë gjetur katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 mm si dhe një sasi e vogël e substancave narkotike.

Lipovica ishte intervistuar në polici dhe në bazë të provave të gjetura besohej se më datën 9 prill 2013 ia kishte shitur një granatë dore të dyshuarit Besim Lakna i cili besohet ta ketë hedhur mjetin shpërthyes pranë lokaleve të “Maxhar Turizm”./rajonipress/