Mobi Casa

Neziri u shpallë “luftë” uzurpatorëve

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Në konferencën për media të organizuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, nga ana e drejtorit të saj Gani Neziri, janë prezantuar të arriturat, sfidat, por edhe realizimi i planit të kësaj drejtorie për vitin 2012, vit që nga ana e drejtorit Neziri është cilësuar si vit me të arritura të mëdha , por ende me vend për përmirësime.

Neziri tha se Kadastra e Gjilanit është më e mira në Kosovë në mesin e drejtorive të kadastrit nëpër komuna të ndryshme të vendit.

Lidhur me të dhënat e tri sektorëve në të cilat funksionon drejtoria, ai tha se përgjithësisht është i kënaqur me mundësin e avancimit edhe më tutje. Pos problemit të hapësirës për të vepruar normalisht ky dikaster i rëndësishëm i nivelit lokal në Gjilan, Neziri theksoi problemin e uzurpimeve të shumta që po e përcjellin Gjilanin vit pas viti. “Jemi shumë ngushtë me hapësirën e funksionimit, por shpresojmë se në një të ardhme të afërt ne do të dalim në objektin e tanishëm të gjykatave, në të cilin edhe kushtet për punë janë shumë më të mira. Breng e imja e përhershme si drejtor, por edhe qytetarë është uzurpimi i pronës komunale – shtetërore. Aq më i brengosur ndjehem kur në mesin e shumë uzurpuesve (mbi 140 sosh) gjenden edhe figura të njohura publike, institucionale, politike etj. Së bashku me mediat ne në një të ardhme të shpejt mendojmë të dalim te secili rast veç e veç dhe të informojmë publikun përsëri se kush sa dhe çka ka uzurpuar, brenda në qytet por edhe jashtë qytetit”, tha drejtori i Gjeodezisë Gani Neziri, duke spikatur të dhënat në mënyrë kumulative për tre sektorët që ai udhëheq.

Në sektorin e Gjeodezisë për parcelime, caktime kufijsh, identifikim të banesave dhe lokaleve, matje të objekteve, bashkim i parcelave, matje për uzurpime, ekspertiza për gjykatë për vitin 2012 kishim gjithsej 485 kërkesa të pranuara për matje, 468 të përfunduara si dhe 17 në proces. Ndërsa kërkesa nga sektori privat si për koordinata, kopje plani, parallogaritje për matje kishim gjithsej 2989 kërkesa, ku në proces kanë mbetur vetëm dy të tilla.

Poashtu ai informoi se në bashkëpunim me Agjensionin Kadastral të Kosovës kanë bërë propozimin e rikonstruimit të kadastrit në fshatin Zhegër, Lladovë dhe Malishevë. Pos kërkesave të paraqitura më lartë kemi kryer edhe identifikimin dhe caktimin e vijës së rregullimit të shtratit të lumit Mirusha.

Uji Dea

Në fshatin Lladovë tashmë është hapur shikimi publik dhe në të ardhmen e afërt do të hapet edhe në fshatin Malishevë dhe Zhegër. Me rëndësi është që matjet janë kryer dhe tashmë vetëm merremi me trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave të qytetarëve. Neziri informoi qytetarët se nuk kanë aspak arsye për shqetësim sa i përket tjetërsimit të pronës shtetërore në këto fshatra, sepse atje kompania ka bërë vetëm matjen, ndërsa regjistrimin e bënë kadastri. Me një fjalë përmes këtij projekti me Bankën Botërore ne kemi gjetur edhe uzurpuesit në këto fshatra.

Ndërsa në sektorin e Kadastrit gjatë vitit paraprak janë regjistruar gjithsej 1980 kërkesa, 6640 certifikata të pronësisë dhe 3630 certifikata të gjendjes ekonomike.

Nga ana tjetër në sektorin e Pronës ballafaqohemi mjaft shumë me uzurpimet e shumta dhe të ndryshme nga ana e qytetarëve. Brengosëse është që uzurpime të shumta ka në qytet dhe brenda zonës urbane e lëre më jashtë qytetit. Natyra e uzurpimeve është trotuare, mure të ndryshme, garazhe, shkallë të ndryshme për hyrje, etj. ndaj këtij fenomeni jo të mirë nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse nuk kemi pasur mekanizëm për të vepruar përmes e inspeksionit, por këtë vit e kemi një të tillë dhe tash i është drejtuar inspeksionit një listë prej mbi 40 rasteve për veprim në terren brenda qytetit.

Sfidë e veçantë mbetet shpronësimi i tokave në rrugën qarkore, problem ky që është bartur nga viti 1990 dhe është fjala për shpronësimin e mbi 13 hektarëve që kap një vlerë mbi 8 milion euro që për komunën është një shumë e papërballueshme. Këtë vit janë nxjerrë poashtu 32 vendime përfundimtare për shpronësim te lumi Mirusha, ku vlera e tokës së shpronësuar është 572 413 euro.

Por edhe sa i përket bashkëpunimit me gjykatën ne nuk jemi të kënaqur sepse shumë raste janë dënuar vetëm sa për të thënë dhe asnjëherë gjendja nuk është kthyer në kufijtë e asaj që është vij e definuar private dhe shtetërore./rajonipress/