RCCOLA

Nexhmije Pagarusha, mysafire nderi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Siç ndodh rëndom në festivalin e TVSh-së edhe këtë vit do ta ketë në duar hapjen e këtij evenimenti një emër i njohur i skenës shqiptare.

E, ky privilegj sipas lajmeve të fundit të Televizionit Publik të Shqipërisë kësaj radhe i takon njërit ndër zërave më të fuqishëm të skenës shqiptare, të madhes Nexhmije Pagarusha.

Mobi Casa

Ndonëse ky sezon do të jetë edicioni i 52 i këtij evenimenti, madhështia e tij asnjëherë nuk është zbehur, ndër të tjera Festivali i Këngës në TVSh mbetet edhe më tej evenimenti më prestigjioz i artdashësve të skenës shqiptare.