Uji Dea

Nexhmija kushtëzon kthimin e “Dimrit…” me nderimin e Enverit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zbardhet letra që Nexhmije Hoxha i ka dërguar Kasem Biçokut, ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar në vitin 2009. Në të duket qartë refuzimi i kërkesës që ky i fundit i pat bërë asaj për t’i dhënë për ekspozim dorëshkrimin origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”.

Ndërsa kundërshton ta japë veprën e shkrimtarin për ekspozim ajo gjen rastin të kritikojë drejtorinë e muzeut, për trajtimin që i bëhet figurës së të shoqit, objekteve personale të tij. Hoxha vë si parakusht për dhënien e dorëshkrimit tek muzeu, respektimin e të shoqit si një personalitet me rëndësi në historinë e kombit shqiptar, transmeton BW.

Mobi Casa

Vetëm kështu mund të kuptohen fjalitë e mëposhtme: “Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për ‘Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës’, do t’i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.