Mobi Casa

Nexhmedin Arifi merr përkrahje të gjerë në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Legjitimiteti popullor dhe organizimi strukturor janë dy elemente të cilat pashmangshëm gjenerojnë rezultat në një proces zgjedhorë. Legjitimiteti dhe përkrahja e gjerë të cilën e gëzon kandidati ynë, Nexhmedin Arifi, në njërën anë, dhe organizimi strukturor përmes përkrahësve të PDK-së gjithandej nëpër komunën e Vitisë, në anën tjetër, gjithsesi se do të na shpijnë drejt fitores së sigurt në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Përkitazi me këtë, sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, me ç’rast u konfirmua fuqishëm uniteti i veprues i të gjitha nëndegëve dhe strukturave të saj dhe përkrahja e pa rezervë për kandidatin për kryetar nga radhët e PDK-së, Nexhmedin Arifi thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Viti.

Uji Dea

Njëkohësisht në këtë takim u vendos për fillimin e formimit të nënshtabeve nëpër të gjitha fshatrat e komunës sonë. Formimi i nënshtabeve nga të pranishmit, respektivisht nga kryetarët e nëndegëve të PDK-së, dega në Viti, u cilësua si një hap konkret dhe substancial në drejtim të materializimit të vullnetit të banorëve respektiv drejt fitores së ardhshme.

Fitorja e PDK-së në Viti përveç që është imanente, për shkak se mundëson qeverisje të mirë dhe efektive, ajo është edhe imediate sepse mundëson fillimin e materializimit të projektit të madh për Vitinë evropiane thuhet në një njoftim të Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/