UBT

Nexhmedin Arifi hetohet edhe për një rast

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nexhmedin Arifi kryetar i Vitisë po hetohet nga Prokuroria e Qarkut edhe për një shpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka bërë aktvendim për zhvillim të hetimeve pas ngritjes së kallëzimit penal nga ana e policisë.

Për Rajonipress prokurori i çështjes Shaban Spahiu tha se nga hetimet e deritanishme është konstatuar se Nexhmedin Arifi ka shkelur kontratën të nënshkruar me një kompani zviceriane në emër të projektit për studimin e fizibilitetit të pendës së Vitisë. Spahiu tha se të hollat janë marrë nga kompania, por punët nuk janë kryer.

Prokuroria e Qarkut tashmë e ngarkon Arifin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe ka kërkuar ekspertizë për rastin. Gjithashtu, Prokuroria duke shtjelluar provat ka kërkuar ekspertizë për projektin e dyshuar. Sipas ,Spahiut, Arifi është paditur fillimisht nga një person anonim,por më vonë janë sqaruar të gjitha provat dhe hetimet tashmë janë zyrtarizuar.

Fundamenti

Por, Spahiu tha se nuk bëhet fjalë për ngritje të aktakuzës, meqë ende rasti është në fazën e hetimeve. Ndryshe, Nexhmedin Arifi ka të ngritur një aktakuzë më herët,po nga i njëjti prokuror. Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Nexhmedin Arifit kryetar i Vitisë dhe Kabil Hajdarit ish drejtor në NP “Univerzal”të Vitisë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe i “autorizimit” derisa i dyshuari i dytë për veprën penale “shmangie nga tatimi”.

Nexhmedin Arifi dyshohet se nuk ka respektuar shkresën e Ministrisë së pushtetit Lokal e as vendimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket derajonalizimit të Higjienës.Në hetuesi edhe Hajdari edhe Arifi i kanë mohuar veprat./rajonipress/