FITORJA

Nexhat Kolgeci dënohet me 6 muaj burg efektiv dhe 500 euro gjobë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Nexhat Kolgeci, shqipton dënimin në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilat dënime do të ekzekutohen në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga data kur ky aktgjykim bëhet i formës së prerë.

I pandehuri Nexhat Kolgeci, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, ka pranuar se ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë, raporton rajonipress.

Hidromorava

I pandehuri Nexhat Kolgeci është shpallur fajtor, sepse me datën 02.08.2013, deri më datën 27.01.2014, në Gjykatën Themelore në Prizren-Dega Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës-pozitës së tij, në atë mënyrë që ka përvetësuar mjetet-paratë nga palët që kanë bërë pagesa në vlerë deri në 5 (pesë) euro, ashtu që këto mjete i ka përvetësuar për vete, me ç’rast Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 14.112 euro, e të cilat mjete më datën 18.02.2014, i janë rimburësuar KGJK-së.

Të pandehurit koha e kaluar prej një muaj në paraburgim do të i llogaritet në dënimin e shqiptuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.