UBT

New York Timesit katër Çmimet e Pulitzerit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nju-Jork – Njoftohet se është ndarë Çmimi Pulitzer, nga më prestigjiozet në botë për gazetari e art. Çmimi Pulitzer mban emrin e botuesit Joseph Pulitzer dhe vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.

Gazeta New York Times ka fituar katër Çmimet Pulitzer për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës.

Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Wal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit.

ARKATANA

Gazeta Denver Post fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado.

Përveç 14 kategorive të gazetarisë, Çmimet Pulitzer u dhanë edhe për 7 kategori arti, përfshi letërsinë, ku çmimin Pulitzer e fitoi shkrimtarit Adam Johnson për serinë e romaneve “The Orphan Master’s Son”, me temë Korenë e veriut.

Çmimi Pulitzer mban emrin e botuesit Joseph Pulitzer dhe vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.