Eko Higjiena

New York Times: Reputacioni i Thaçit në Kosovë ka rënë për tokë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një ndër mediumet më të mëdha në SHBA, dhe ndër më të njohurat në botë në përgjithësi, ka shkruar për rënien drastike të reputacionit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vendin e tij.

New York Times i ka kushtuar këtë shkrim presidentit të Republikës së Kosovës.

Në Kosovë, popullariteti i Thaçit ka pësuar rënie drastike. Ai krahasohet në shkrime nëpër mure të kryeqytetit, Prishtinë, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

UBT

“Kosova nuk është Krime”, thuhet në një fjali, në anglisht.

Haradinaj i ka shfrytëzuar reagimet popullore ndaj asaj që nganjëherë shihet si marrëdhënie e ngrohtë e presidentit me Serbinë, duke lëvizur në një drejtim që shumë njerëz thonë se e forcon shtetësinë e Kosovës. Në dhjetor, Kuvendi ka aprovuar ligjet për të formuar ushtrinë, duke nxitur kritika nga NATO’ja, e cila ruan paqen e brishtë.Pak ditë më vonë, qeveria e Haradinajt ka vënë tarifa prej 100 për qind ndaj eksporteve serbe në Kosovë, në hakmarrje ndaj sabotimit që Beogradi po i bën anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, siç janë Interpol dhe Unesco. Që të dy vendimet kanë qenë ndër më të pëlqyerat që i ka ndërmarrë një qeveri në Prishtinë në një dekadë pavarësi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.